Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, e cila ishte e pranishme në protestën e zhvilluar poshtë banesës ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi” tha se kreu i PD-së zyrtare, Lulzim Basha është i mbaruar dhe se i bën llogaritë gabim.
“Lulzim Brava është një histori e mbaruar. Kushdo që qëndron mbi një kalë të ngordhur i bën llogaritë gabim, por kjo është çështje personale. Lulzim Basha është i mbaruar dhe këtë e them me bindjen time më të plotë”, tha ajo në protestë.
Argita Malltezi komentoi zërat se ajo mund t’i bashkohet Partisë Demokratike.
“Siç e kam thënë dhe më përpara kjo nuk është çështja e momentit. Çështja e momentit është arsyeja pse njerëzit dalin në rrugë dhe kjo është rikthimi i dinjitetit të kështjellës së demokratëve. Unë jam një prej tyre në këtë shesh.
PD-ja shumë shpejt do të jetë e bashkuar. Demokratët e vërtetë shumë shpejt do të jenë të bashkuar. Formulat i gjejnë strukturat e PD-së, por unë kam besim se nga ngjarjet që ndodhin kjo do të jetë shumë e shpejtë”, u shpreh ajo.
Nga ana tjetër Basha iu përgjigj me anë të zëdhënëses së tij, e cila theksoi se ajo duhet t’u kërkojë falje demokratëve.
Nuk ka gjë më dëshpëruese për një njeri se sa të detyrohet të dalë poshtë pallatit për të mbrojtur babain dhe burrin në arrest shtëpie, nën hetim për korrupsion.
Në përpjekjen dëshpëruese për t’i përdorur edhe ata demokratë që ende vazhdojnë t’i shkojnë nga pas, vajza e non gratës dhe vetë non grata, sulmon PD dhe kryetarin e saj me të njëjtën gjuhë të babait të saj.
Një nga arsyet që PD është në këtë situatë, është pikërisht fakti që Sali Berisha kërkonte me çdo kusht të mbronte Argiten nga drejtësia, por edhe kësaj nuk ia doli.
Prandaj Argita, të vetmen gjë që mund të bëjë është t’i kërkojë falje demokratëve, të cilët ajo i ka përdorur dhe kërkon t’i përdorë për qellime personale dhe të shkojë të sqarojë para drejtësisë akuzat për korrupsion të ngritura nga SPAK dhe ato në shpalljen si person i padëshiruar nga Britania e Madhe, ku edhe ajo duket se ka një rol të rëndësishëm”,sipas postimit të zëdhënëses.
Diskutime rreth kësaj post