12 vjet pasi qendroi në qeli, Lulzim Berisha, kreu i bandës së Durrësit, një nga bandat më të përgjakshme në vend, kërkon lirinë nga Gjykata e Shkallës së parë në Durrrës.
Kërkesa i është dërguar Gjykatës dhe pas hedhjes së shortit kërkesa do të shqyrtohet nga gjykatës Tristan Hamitaj, raporton BW.
Seanca per vleresimin e kërkesës ishte planifikuar dje në gjykatën e Durrësit, por në seancë nuk mori pjesë as i dënuari dhe as avokati i tij mbrojtës. Për këtë arsye seanca gjyqësore u shty për një ditë tjetër.
Gjykatësi bëri me dije se Lulëzim Berisha ka kërkuar lirimin nga burgu me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohet jeta po të qëndrojë në qeli”.
Prej viti 2015, Lulëzim Berisha po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Durrës.
Diskutime rreth kësaj post