Ditën e djeshme, ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë, u ndal edhe tek lirimi i Saimir Tahirit.
Sipas Bashës, edhe një politikan që ishte i dënuar sot u lirua nga burgu, ndërsa u shpreh se çështja i vazhdon në SPAK për grup të strukturuar kriminal.
“A keni parë ndonjë politikan të shkojë në burg për këto akuza?! Edhe një që ishte dënuar për shpërdorim detyre, doli sot nga burgu. Ndërkohë që i vazhdon çështja e SPAK për grup të strukturuar kriminal, është goditje e rëndë për drejtësinë, për shpresat e rinisë, për drejtësinë”, tha Basha.
Lulzim Basha sërish përsëriti nismat e tij për vetting të politikaneve, lista të hapura apo kufizim të mandatit të kryeministrit.
“Politikanët duhet të jenë subjekt i një kontrollit të thelluar të pasurisë që kanë, ata dhe familjarët e tyre. Të merret vesh kush është i korruptuar dhe kush është peng tek kush. Me fakte dhe jo me fjalë. Vettingu i politikanë dhe lista të hapura shkojnë krah për krah me njëra tjetrën”, u shpreh ish-kreu i PD.
Diskutime rreth kësaj post