Në një intervistë televizive, Lulzim Basha shprehet se grupimi që ai drejton, ka nisur negociatat për koalicionin me të cilin do të garohet në zgjedhjet e 2025.
Gjithashtu, Basha tha se beteja e tyre mbetet që logoja të mos njolloset për interesa personale të dikujt duke theksuar se; “sot ka akuza nga sistemi i drejtësisë dhe aleati ynë strategjik”.
“Beteja jonë është që logoja të mos njolloset me interesa personale të dikujt që sot ka akuza nga sistemi i drejtësisë dhe aleati ynë strategjik.
34 vjet pas rënies së komunizmit nëse trajton politikën si kombëtaren do të dalësh me këpucë të kuqe, politika nuk është tifozeri, ndryshe mos u qaj kot. Politika është mision për t’i shërbyer interesit publik dhe ne sjellim një ndryshim total nga ai që ofron tregu i politikës së vjetër.
Kur vjen puna te kodi zgjedhor, aleanca është shumë më e gjerë, qëndrojmë për ato që u interesojnë qytetarëve, jemi për listat e hapura.
Kemi nisur negociatat, aktualisht ka formën e një koalicioni për kodin zgjedhor, por do të strukturohet, shumë shpejt do të shtrihet në një koalicion substantiv, ku do të merren parasysh interesat e vendit, por pa humbur identitetin si e djathta e re dhe e munguar në vend”, u shpreh Basha.
Diskutime rreth kësaj post