Pas zgjedhjes si kryetar i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka thirrur Kuvendin Kombëtar më datë 2 Shtator. Vendimi u mor pasditen e kësaj të diele, në mbledhjen e Kryesisë.
Fillimisht Basha mblodhi Kolegjin e Kryetarëve, më pas Kryesinë. Në mbledhjen e Kryesisë, gazetari Enkel Xhangolli raporton se të pranishëm ishin:
1-Enkelejd Alibeaj
2-Flutura Açka
3-Merita Bakiu
4-Kreshnik Collaku
5-Gazmend Koduzi
6-Oriola Pampuri
7-Arbi Agalliu
8-Gentian Gaba
9-Taulanda Jupi
10-Jemin Gjana (Online)
11-Fitim Zekthi
12-Endri Hasa
13-Indrit Sefa
14-Roland Bejko (Online)
15-Taulant Zeneli
16-Xhemal Gjunkshi
17-Agron Kapllanaj (Online)
Ndërkohë axhenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë: Ndryshime statutore; Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore; Miratimi i axhendës politike të Partisë Demokratike. Përveç mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 2 Shtator, gazetari raporton se Kryesia ka vendosur si prioritet luftën ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.
Mbledhja e fundit e kryesisë së PD ishte për të shfuqizuar Gazment Bardhin nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm, e për t’i dhënë kompetencat Indrit Sefës për të administruar vulën e partisë, e cila sërish u bë mollë sherri mes demokratëve.
Një ditë më parë, Lulzim Basha garoi me Gjergji Hanin për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike. Në këtë votime u regjistruan 25 mijë anëtarë, ndërsa 50 mijë të tjerë u përjashtuan. Lulzim Basha fitoi 90% të votave të PD-së zyrtare.
Diskutime rreth kësaj post