Kryedemokrati, Lulzim Basha është takuar sot me ambasadorë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë me të cilët ka biseduar për disa tema të rëndësishme të aktualitetit politik.
Mësohet se temë e diskutimeve ka qenë reforma zgjedhore, reforma në drejtësi por edhe dekriminalizimi duke iu referuar denoncimeve të opozitës për disa kryebashkiakë. Pjesë e takimit ishin dhe ish-deputetë e përfaqësues të PD.
Diskutime rreth kësaj post