Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi takime me banorët e zonës në bashkinë Dimal, ku situata ekonomike sipas tij është e vështirë.
Basha ka ndarë me ndjekësit e tij, vizitat në familje, dhe tregon se banorët e zonës e kanë të pamundur të përballojnë jetesën në kushtet në të cilat gjenden.
Ai shkruan se mungesa e vëmendjes së qeverisë jo vetëm ka goditur ekonominë familjare, por edhe infrastrukturën.
Sipas Bashës, ndryshimi, mund të vijë përmes fuqizimit të qytetarëve dhe forcimit të llogaridhënies së pushtetarëve.
Postimi:
“Pasdite u ndala në familjen e Shaban Tafës, në Arrëz të bashkisë Dimal. Situata ekonomike është e vështirë dhe banorët e zonës e kanë gjithnjë e më të pamundur të përballojnë jetesën në këto kushte, me çmime përherë e më të rritura. Mungesa e vëmendjes së qeverisë nuk ka goditur vetëm ekonominë familjare, por edhe infrastrukturën, e cila rëndon në zhvillimin e një jete normale, e bërë edhe më e rënduar nga problematikat e shumta me ujin, paçka se kjo zonë kufizohet nga tre lumenj.
Dëgjova me vëmendje këto probleme por edhe propozimet e tyre për ta ndryshuar këtë situatë. Ne jemi pranë tyre dhe do të bëjmë gjithçka për të zhbërë këtë model të dështuar qeverisës. Një ndryshim që do të vijë përmes fuqizimit të qytetarëve dhe forcimit të llogaridhënies së pushtetarëve”.
Diskutime rreth kësaj post