Kreu demokrat, Lulzim Basha, me anë të një reagimi në twitter, është shprehur se; “nuk ka forcë që të na ndalë në rrugën për ndryshim“. Kështu shprehet kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një postim në Twitter ku ka publikuar edhe një pjesë të fjalës së tij në seancën plenare e javës që shkoi.
Kryedemokrati shprehet se; “askush nuk do ta ndalë opozitën, kundër pengesave dhe kundër status quo-së për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për shqiptarët”.
Reagimi i Bashës në Twitter:
“Nuk ka forcë ta ndalë rrugën për ndryshim, kundër të gjitha pengesave, kundër status quo-së, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, për çdo shqiptar”.
“Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër. Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të k*rimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura. Është i njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë”, është kjo fjala që ka shkëputur Basha nga Kuvendi dhe e ka risjellë në mediat sociale.
Diskutime rreth kësaj post