Lulzim Basha shpallet i pafajshëm
Gjykata ka shpallur sot të pafajshëm kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për akuzën e ‘Shpifjes” që Ministri i Shëndetësisë i ka bërë atij, pas deklaratave që Basha ka bërë për korrupsionin në shëndetësi.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pas vendimit është shprehur se do të vazhdoj betejën gjyqësore.
“Gjykata legjitimoi shpifjen si gjë të shëndetshme për publikun”, është shprehrur Beqaj.
Basha ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë se ka favorizuar në tendera kompani, me të cilat ka konflikt interesi.
Diskutime rreth kësaj post