Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një spot të ri elektoral dhe thotë se ai e di rrugën e anëtarësimit e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Basha thotë se anëtarësimi në BE do të sjellë ndryshim dhe përmirësojë jetën e shqiptarëve.
Kujtojmë se Shqipëria është shumë pranë mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, ndërsa Komisioneri për zgjerimin e BE-së, deklaroi më herë gjatë marsit se Shqipëria i ka përmbushur tashmë kushtet për të nisur negociatat
Postimi i Bashës:
“Për të sjellë ndryshimin dhe për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve, na duhet të anëtarësohemi në Bashkimin Europian. Rama nuk mund ta bëjë këtë. Ne mundemi! Së bashku do të integrojmë Shqipërinë në BE”, shkruan Basha në Twitter.
Video:
Për të sjellë ndryshimin dhe për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve, na duhet të anëtarësohemi në Bashkimin Europian. Rama nuk mund ta bëjë këtë. Ne mundemi! Së bashku do të integrojmë Shqipërinë në BE.#ShqipëriaFITON pic.twitter.com/i9xkJomGiP
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) April 1, 2021
Diskutime rreth kësaj post