Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme për herë të parë në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për lidhje me ish-agjentin e FBI-së McGonigal.
I ftuar në emisionin “Zona Zero” me gazetar Thimi Samarxhi, Basha deklaroi se akuza të tilla janë ngritur gjatë gjithë kohës ndaj tij dhe intensifikohen në kohë zgjedhjesh, por në fund rezultojnë të pavërteta.
“Fatkeqësisht në Shqipëri ka një mekanizëm të lig në funksion të një interesi të lig, të errët. Lufta ndaj meje nuk kufizohet vetëm nga skandali McGonigal. Por edhe me sulme të tjera që intensifikohen në prag të zgjedhjeve. Është një formë për të eliminuar kundërshtarin. Në fund të gjithë rrëzohen”- tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post