Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e SPAK, i cili këtë të hënë i është drejtuar me kërkesë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë, për të kërkuar lejimin e arrestimit të deputetit socialist Arben Ahmetaj.
Basha thotë se PD-ja e drejtuar prej tij ka bërë një betejë të gjatë për aferën e inceneratorëve, duke përshëndetur kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, por thekson se prokurorët nuk duhet të ndalen me kaq.
“Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste. Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, pas një beteje të gjatë të Partisë Demokratike për aferën e inceneratorëve, duhet përshëndetur por nuk mund të ndalet me kaq.
Promotori dhe mbrojtësi i shpërdorimit të 430 milionë eurove të shqiptarëve është Edi Rama.
Drejtësia duhet të shkojë deri në fund, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Sot është më jetik se kurrë vetting-u i politikanëve, verifikimi i pasurive dhe lidhjeve të tyre me krimin që mbajnë peng Shqipërinë, dhe godasin sigurinë dhe mirëqenien e familjeve shqiptare”, shkruan Lulzim Basha.
Diskutime rreth kësaj post