Kryeministri Rama ka folur nga foltorja e Kuvendit pas fjalimit të kryedemokratit Lulzim Basha. Rama tha se fjalët e tij ishin kopje nga fushata. Ai u shpreh se do të ndalet këtu dhe nuk do ti përgjigjet deri në fund.
Deklarata e Ramës:
“Do të isha i pavërtetë nëse do të thosha që prisja më shumë, sinqerisht si mund të vihet të flitet në emër të Opozitës në këtë moment që ju e quajtët shumë të rëndësishëm, me një fjalim që treçerekun e ke copy-paste nga fjalimet e fushatës, ca të tjera të shtuara nëpër të por për shkak të stresit. Nuk është kjo koha që unë të përgjigjem deri në fund, ke boll kështu që unë këtu ndalem”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post