Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vijuar takimet elektoral. Ditën e sotme ai ishte në Sarandë, Delvinë, Levan, Tepelenë, Shijak, Krujë, Kurbin, dhe së fundmi në Mirditë, para se të mbërrijë në destinacionin e fundit, Tropojë.
Mirëpo kur mbaroi fjalën e tij dhe zbriti nga kamioçina për të hipur në “Range Rover”, qytetarët e rrethuan dhe nuk e lanë të largohej. Shumë thërrisnin “mos ik, mos ik”. Një admirues e kapi prej krahu dhe e tërhoqi, duke bërë truprojen e Bashës që të ndërhyjë dhe ta largojë. Një tjetër iu afrua për ta përqafuar, duke iu lutur të mos ikte.
Nën presionin dhe thirrjet e qytetarëve Basha mundi të “shpëtojë” ndërsa kamera që e filmonte duke mos dashur të transmetojë incidentin, mori drejtim tjetër nga turma.
Diskutime rreth kësaj post