Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me përfaqësues të disa familjeve të vjetra në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë. Basha u shpreh se në çdo takim me qytetarët sheh dëshirën për të larguar një orë e më parë kryeministrin Edi Rama. Ai gjithashtu theksoi se politika duhet të jetë shërbim ndaj qytetarëve dhe jo tangërllik apo arrogancë.
“Taksirat edhe këto 3 javë që kanë mbetur, sa herë që ta dëgjoni me sharje ndodh për shkak se nuk ka çfarë t’i thotë më shqiptarëve. Besoj se një gjë e kemi të qartë sepse pyetja që shtrohet me 25 prill është do të ecim përpara drejt Europës apo do të mbetemi në vend numëro. Sot ai fajëson Europën për dështimet e tij. Sot ju them se të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur futjen e Shqipërisë në Europës”, tha Basha.
Në këtë bashkëbisedim qytetarë ngritën shqetësimin për ndërtimin e pallateve duke zënë hapësira të rëndësishme në këtë zonë.
“Ndjehem shumë i nderuar që ndodhem në këtë djep të familjeve autoktone të Tiranës. Nuk ka gjë më të madhe se sa të marrësh bekimin e zemrës së Tiranës. Ajo i ka paraprirë gjithmonë shpresës. Potenciali i Tiranës është i jashtëzakonshëm. Shoh që po zhduken monumente të kulturës për të cilët të gjithë kryeqytetasit duhet të jenë krenar. Nga ana tjetër ky është motori i ekonomisë, por që motori të funksionojë si duhet të ketë transparencë”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post