Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklarua nga Gjirokastra se do të largojë nga lista çdo emër që është me probleme.
“Do të largoj nga lista çdo emër me probleme. Jam i mrekulluar nga mikpritja e gjirokastritëve sot. Kam pasur takime me qytetarë mbresëlënës, me punonjës të artizanatit gjirokastrit. Tek të gjithë shoh dy gjëra, vendosmërinë për të ndryshuar dhe besimin se mund të jemi më mirë.
Kryesorja është t’i garantoj se planet që kemi punuar prej vitesh do vihen në zbatim që nga dita e parë e qeverisjes. Në të gjithë qytetet brenga më e madhe është bërë largimi i fëmijëve. Emigracioni masiv po shkatërron familjet shqiptare. Një pikë e rëndësishme e programit tim në Gjirokastër ka qenë plani për trajnimin profesional të rinisë”, – tha Basha për abc news.
Diskutime rreth kësaj post