Kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve në kuadër të garës për kreun e ri të PD-së.
Basha ka folur për përgjegjësitë e tij për rezultatin, por sipas tij në 25 qershor, shitblerja e votave vulosi rezultatin e zgjedhjeve.
Pjesë nga fjala e Bashës
E nisëm këtë betejë me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira, të lira nga droga, të lira nga krimi, të lira nga korrupsioni që i mori shpirtin shqiptarëve në cdo nivel.
Milionat ishin derdhur tashmë. Qindra mijëra votues ishin kapur jo prej një jave, por prej muajsh të tërë. Varfëria e tyre ishte blerë, integriteti i tyre ishte përdhosur.
E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në shitblerje votash është Partia Demokratike. E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në joshje, shantazhe, terror dhe presion ndaj votuesve, është Partia Demokratike.
Kemi mësime të cmuara në këto zgjedhje. Njëri prej tyre është mësimi i Kavajës. E para është bashkimi.
Në Kavajë u bashkuan të gjithë faktorët dhe për herë të parë pas tetë vjetësh, Partia Demokratike u rikthye forcë e parë politike në Kavajë, në një qytet ku sundonte banda e Ervin Roshit, një nga më famëkeqet, ku paratë u derdhën lumë nga një nga kapot e korrupsionit që është Arben Ahmetaj, duke paguar shuma marramendëse, deri në 100 mijë euro për 40 vota në Stan të Ri.
Marr përgjegjësitë e mia dhe pranoj përgjegjësitë e mia në këtë proces.
Gabimet e mia janë të gjitha politike, sepse prej minutës së parë asgjë se kam bërë për veten time, për pushtetin tim, apo për karriken time, por gjithçka e kam vënë në funksion të Partisë Demokratike dhe demokratëve të thjeshtë.
Diskutime rreth kësaj post