Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë ekskluzive televizive, ka folur në lidhje me sulmin në Veri të Kosovës një javë më parë, ku tha se ishte një sulm i parapërgatitur.
Ai theksoi se në Veri u përplasën interesat euro-atlantike me ato të Kremlinit.
Ai nënvizoi se synimi i Rusisë është të godasë, shkurajojë, si dhe shkatërrojë arkitekturën e sigurisë që është një investim i përbashkët i SHBA dhe i BE.
“Të dielën e kaluar në Veri të Kosovës, janë përvijuar dhe njëherë pllakat tektonike –gjeostrategjike, nga njëra anë interesat e komunitetit euro-atlantik të NATO-së për një Ballkan të paqtë, një Ballkan të cilin qytetarët mund të gëzojnë të drejtat e tyre parlamentare, një Ballkan që ka premisat të integrohet në BE, nga ana tjetër është ajo që po ndodh në lindje dhe që është materializuar së fundmi me konfliktin e tmerrshëm në Ukrainë.
Është një Rusi revizioniste që nuk pranoi realitetin e ndryshimit të viteve ’90, por planifikoi dhe nisi rikthimin në një situatë siç ka qenë në vitin 1990. Synimi është të godasë, shkurajojë, dhe shkatërrojë arkitekturën e sigurisë që është një investim i përbashkët i SHBA dhe i BE dhe kjo është ajo që u manifestua dhe në Kosovë të dielën e kaluar, përpjekja për të i imponuar me dhunë Kosovës dhe së dyti Aleancës Atlantikut”,-tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post