Në takimet me qytetarë të Kurbinit dhe Kukësit, Lulzim Basha lëshoi mesazhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, që së fundmi shfaqet duke kalëruar dhe kënduar karaoke, por sipas Bashës, nesër e pret burgu.
“Nesër vendi do të ketë një drejtësi të vërtetë, jo me dy standarde, por me një standard, jo një drejtësi që burgos të pafajshmit, fukarenjtë, që s’paguajnë dot faturat e dritës, që nuk ushqejnë dot fëmijët me bukë, ndërkohë që ministrat e korruptuar e të lidhur me krimin livadhisin, kalërojnë, këndojnë karaoke, dhe nuk gjejnë dot vend të mjaftueshëm për të fshehur tonelatat e thesit të eurove që kanë vjedhur nga populli më i varfër. Janë kapur duke vjedhur. Ata do të jenë në burg, ata do të jenë para drejtësisë, dhe jo qytetarët e pafajshëm. Ndaj, pika e parë e ndryshimit që po vjen është drejtësia që nuk do t’i mbrojë, por do t’i japë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin. Do t’i çojë në burg ata që janë kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve, lekët e shqiptarëve, pasuritë e shqiptarëve.
Kreu i opozitës u bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës së 13 Prillit për t’i dhënë vetes dhe vendit mundësinë te drejtohen nga një qeveri, e cila, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, do ta lidhë fatin e saj me atë të qytetarëve
Diskutime rreth kësaj post