Lideri demokrat, Lulzim Basha sipas një njoftimi zyrtar si duket ka vendosur që 28-nëntorin e këtij viti ta festojë në Greqi. Mësohet se takimi do të zhvillohet në mjediset e Hotel Radisson Blue Park, në zonën Pedion Areos, ku fillon Leoforo Aleksandras.
Më pas, sipas njoftimit në orën 19:00 do të zhvillohet një takim festiv, ndërsa më vojë Basha mësohet se do të shpalosë alternativat e partisë së tij, për gjithë zhvillimet në vend dhe trajtimin e emigrantëve shqiptarë nëpër botë.
Ftesa publike e bërë nga kryetari i Degës së Partisë Demokratike për Greqinë, Fatmir Gjoçi.
Të dashur bashkatdhetarë! Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me 28 Nëntor 2019, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, në ora 19:00, fton të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në Greqi, në një takim festiv në Athinë, për të festuar së bashku, ditën më të rëndësishme të Kombit Shqiptar.
Më pas në orën 20:00, z. Basha do të zhvillojë një bashkëbisedim me qytetarët Shqiptarë që jetojnë në Greqi, për problematikat e emigracionit shqiptar, alternativë e Partisë Demokratike për emigrantët dhe nevoja që ka Shqipëria për kontributin e çdo Shqiptari, pavarësisht se ku jeton.
Mirëpresim çdo Shqiptar që jeton ne Greqi, pavarësisht bindjeve politike.
28 Nëntori është dita e Shqiptarëve!
KRENAR QË JAM SHQIPTAR!
Adresa ku do të zhvillohen të dyja takimet:
Salla e mbledhjeve dhe eventeve:
RADISSON BLU PARK HOTEL
Leoforo Aleksandras 10, Athinë, Greqi.
Diskutime rreth kësaj post