Ndërkohë që në orën 11:00 kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë e PD-së, një reagim i fortë ka ardhur nga ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
Basha paralajmëroi dje se do të prezantojë para anëtarëve të kryesisë mënyrën e re të zgjedhjes së kandidatëve të PD-së. Në këtë takim do të prezantohet dhe Genc Ruli, i cili do të rikthehet në strukturat drejtuese.
Mirëpo sipas Spahiut, në 7 vjet opozitë kanë deklaruar 7 herë hapje por asnjëherë nuk ka ndodhur.
“Në 7 vjet opozitë, kanë deklaruar 7 herë hapje!
Më thoni 7 emra nuk janë rikthyer?”, – shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post