Aleatët e Lulzim Bashës janë tërhequr nga kushti për ndryshimin e sistemit. Ata kanë rënë dakord me kreun e demokratëve edhe për te mbajtur listat e mbyllura. Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar sqaron se kjo çështje do të jetë pjesë e një faze të dytë diskutimi.
“U tërhoqëm ne nga sistemi. Të bëhet në një moment të dytë, por ky draft që do miratohet ka vlerë vetëm nëse zgjedhjet janë në pranverë, s’jam për lista të hapura sepse nuk besoj se do ndryshojnë.” – tha ai për Tv Klan.
Reforma zgjedhore do të jetë edhe në qendër të diskutimeve që Lulzim Basha do të zhvillojë mbrëmjen e së mërkurës në selinë blu me aleatët e tij. Drafti final pritet të bëhet publik brenda muajit janar.
Diskutime rreth kësaj post