Lulzim Basha do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të PD. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 16:00 në selinë blu.
Kryedemokrati ka zhvilluar një sërë mbledhjesh ditët e fundit jo vetëm me deputetët, por edhe kryetarët e degëve të partisë. Intensifikimi i këtyre mbledhjeve vjen si pasojë e situatës në PD, pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar, ndërsa ky i fundit ka nisur takimet në bazë, të cilësuara si “Foltore”.
Kujtojmë se në mbledhjen e fundit, Basha u kërkoi deputetëve që të zbresin në terren dhe të njihen me problemet e qytetarëve. Gjithashtu, për të mbledhur denoncime si dhe të sjellin propozime për Reformat prioritare si ajo Territoriale e Zgjedhore.
Diskutime rreth kësaj post