Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar naftëtarët grevistë në Ballsh të Mallakastrës. Basha tha se qeveria vazhdon të gënjejë dhe se minatorët e naftëtarët vazhdojnë të jenë klasa më e shtypur në Shqipëri.
“Më vjen keq që ndodheni në këtë situatë. Qeveria vazhdon të gënjejë. Për hjerë të dytë gjendem në këtë gjendje të rëndë. Edhe atëherë e njëjta situatë, premtime që nuk mbahen. Shqipëria e di se Ballshi e Bulqiza janë më të pasurat dhe janë të varfër. Me këto pasuri pasurohet një grusht njerëzish, e naftëtarët e minatorët janë më të shtypurit në vend.
Këtë realitet e kam shumë parasysh. E gjitha është produkt i një serie aferash korruptive. Zgjidhjen do e marrë përsipër shteti. Vendim-marrja për disa muaj është e dikujt tjetër. Zgjidhja do të vijë pas 25 prilli”, tha Basha.
Lulzim Basha theksoi se pamja që shikon, me grevistët të shtrirë në Ballsh e trishton, duke nënvizuar se Shqipëria është një vend i bukur, por i vjedhur.
“Kjo pamje më trishton jashtë mase. Siç jenii shtrirë ju këtu, është shtrirë kështu gjithë Shqipëria. Nuk mban më që të vjedhësh çdo gjë e të lësh njerëzish kështu. Nuk ia vlen të vetë-sakrifikohesh për të. Unë fjalën kam sot, ndërsa kur të fitojmë, do të bëjmë realitet ato që po premtoj”, deklaroi Basha.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post