Lulzim Basha gjatë një interviste për “Opinion”. Basha thotë se opozita është detyruar të bojkotojë dhej se nuk e ka për dëshirë të saj.
“Shqetësimi për bojkotin parlamentar dhe mosregjistrimi në zgjedhje është shqetësimi i miqve që duan që kjo të kalojë me sa më pak kosto për Shqipërinë. Unë e mirëkuptoj këtë shqetësim por dua të përsëris për qytetarët shqiptarë, siç ju kam thënë miqve që kam informuar në Uashington dhe që do të informoj edhe në qendrat e tjera të politikbërjes në Europë, që kjo nuk është dëshira jonë, nuk është zgjedhja jonë. Jemi të detyruar drejt kësaj mase ekstreme, për të detyruar qeverinë të mos shkatërrojë tullën e fundit të demokracisë dhe stabilitetit, të bashkëjetesës demokratike, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kemi dhënë një zgjidhje të ndershme për të gjitha palët, në momentin që kjo zgjidhje ekzekutohet, Partia Demokratike dhe aleatët do ti japin fund bojkotit në Parlament dhe do të marrim pjesë në procesin zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, me qeveri teknike” – thotë Basha.
“Mezi pres me ti pa sytë”, Venera dhe Lindi suprizojnë ndjekësit, çifti në pritje të ëmbël?
Pak minuta më parë çifti i njohur i showbizzit, Venera dhe Lind Islami, kanë publikuar albumin e tyre më të...
Diskutime rreth kësaj post