Pas akuzave të forta që hodhi ish kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme nga Fieri ndaj Lulzim Bashës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PD-së.
Basha reagoi nga selia e partisë edhe për thirrjet për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD apo referendumit për çështjen Berisha.
Ai u shpreh se nuk do të ketë asnjë Kuvend të partisë për të shqyrtuar vendimet e qeverisë amerikane.
“Për 8 vite Rama më ka akuzuar për kukull të Berishë. Dje Berisha më akuzoi si peng të Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodh kurrë. PD po ecën para, do t’i prijë betejës për ndryshim që vjen pas largimit të këtij regjimi dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë. Ky është misioni i PD dhe misioni i çdo demokrati dhe do t’i qëndroj deri në fund, deri në arritjen e objektivave. Kuvende të partisë për të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të pasur”, – deklaroi Basha para mediave.
Diskutime rreth kësaj post