Partia Demokratike ka nisur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Por paralelisht me procesin që do të zgjasë deri në muajin shtator, Partia Demokratike është gati për një hapje të madhe dhe rikthimin e disa prej figurave kryesore të saj të cilët do të kenë edhe rolin kryesor në filtrimin e të gjithë kandidatëve të zgjedhur nga strukturat e Partisë Demokratike.
ABC News shkruan se ditët e fundit kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka zhvilluar takime të vazhdueshme me shumë prej ish-funksionarëve dhe drejtuesve të lartë në PD në vite. Basha ka propozuar rikthimin e ish-ministrit Genc Ruli në role vendimmarrëse në selinë blu.
Kryedemokrati Basha i ka propozuar Rulit drejtimin e komisionit kryesor që do të përzgjedhë kandidatët për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Diskutime rreth kësaj post