pozita e bashkuar pranon hapjen e listave të hapura 100% në zgjedhjet parlamentare, por i vuri një kusht palëve të tjera politike që në ndryshimet kushtetuese të mos futet heqja e koalicioneve.
“Marrëveshja e 5 qershorit më në fund u votua ditën e djeshme në Kuvend, është një bazë për zgjedhje normale, por nuk është ajo që donim ne. Është një marrëveshje e arrtiur në bashkëpunim me ndërkombëtare. Dua të përshëndes qëndrimet e ndërkombëtarëve ditën e djeshme pas miratimit të marrëvëeshjes.
Opozta e bashkuar është kundër çdo ndryshimi kushtetues unilateral. Këshilli Politik është vendi ku mund të diskutohen të gjitha çështjet. PS ka ndryshuar disa herë qëndrim për listat e hapura dhe dua të njoftoj opozitën e bashkuar ka mandatuar sot Bylykbashki dhe Vasili që sot në këshillin Politik të deklarojnë e se:
Opozita do të mbështesë hapjen 100% të listave dhe të mos preken koalicionet. Ky propozim do të parashtrohet në tryezën e Këshillit Poltik”, tha Basha për mediat.
Diskutime rreth kësaj post