Kryedemokrati Lulzim Basha bëri të ditur se partia që ai drejton ka depozituar sot në Kuvend amendamentet kushtetuese, në lidhje me 3 prioritete kryesore.
Basha e vuri theksin sidomos tek vettingu në politikë, për të cilin kryedemokrati tha se do ta kërkonte edhe nëse do të ishin sot në pushtet. Më tej, Basha pranoi se edhe PD ka pasur llumin e saj, duke lënë të kuptohet se tashmë është “pastruar”.
Deklarata e Bashës:
“ Ajo që kërkohet është vullneti politik. Kjo që tani është depozituar në Kuvend përfaqëson vullnetin politik të PD-së edhe nëse masakra e 25 prillit nuk do të kishte ndodhur dhe PD-ja do të ishte në qeverisje të vendit, nuk kam asnjë dyshim se do të kishim 94 vota për të ndryshuar kushtetutën. Unë gjykoj që këto ndryshime duhet të kenë mbështetje, është interesi i të gjithë shqiptarëve
Edhe ne kemi pasur llumin tonë. Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një. Janë njerëz që abuzojnë me besimin e dhënë nga partia e tyre. Këto abuzime të pandëshkuara që na kanë sjellë në këtë pikë. Miratimi i këtyre amendamente është një hap i stërmadh,” u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post