Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fushë Krujë, Agron Loka është shkarkuar nga posti i tij nga kryedemokrati Lulzim Basha, por ai deklaron se nuk njeh vendimin. Reagimi i Lokës vjen pasi ish-kryetari i PD ka shpërndarë një vendim ku thuhet se Loka është shkarkuar nga funksioni. Ndërsa i saposhkarkuari pretendon se Basha u largua vetë nga posti në Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor.
Një përgjigje të shkurtër pengut të Ramës në PD:
“I shkarkuari nuk mund të shkarkojë. Nuk njoh asnjë vendim të pengut të Ramës në PD dhe me datën 11 dhjetor si dhe me referendumin e datës 18 dhjetor demokratët çlirojnë PD nga pengjet e regjimit. Mes demokratëve unë nuk kam poste e ofiqe sepse jam vetem njëri prej tyre por përballë pengjeve jam 10 herë me shumë kryetar. Edhe sikur të kisha 10 mandate do ti shkrija të gjitha për lëvizjen më të bukur dhe historike të demokratëve të drejtuar nga Doktor Berisha nga Dhjetori ‘90. Miq të mi demokratë të Fushë Krujës sot jemi të bashkuar dhe të gjithë bashkë do të triumfojmë në betejen tonë me regjimin dhe veglat e tij në PD që tani ne i kemi pastruar me votën e lire.”, ka shkruar Loka.
Diskutime rreth kësaj post