Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit kryetari i opozitës, Lulzim Basha sipas gazetari Arian Çani duhej të ishte larguar. Në këtë mënyrë sipas Çanit do të ishte hapur gara në PD, përndryshe shton gazetari rezultati me Bashën edhe në zgjedhjet e 2025-ës do të jetë humbja.
Deklarata e Çanit:
“Bashën e kam xhan dhe mik të vjetër dhe ai më mirëkupton, nuk jam kundër tij. Basha për të mirën e vet dhe të partisë që drejton duhet të kishte ikur. Është bërë masakër, por nuk kanë rëndësi arsyet se duhet të kishte ikur për të hapur lojën. Rezultati do jetë njësoj, në 2025-ën me Bashën prapë do humbasim”, tha Çani.
Diskutime rreth kësaj post