Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dhe familjarë të afërt të tij po mbahen në survejim nga segmente të Policisë Operacionale.
Burime të besueshme konfirmojnë për “Panorama” se çdo lëvizje e kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe familjarëve të afërt të tij, prej disa kohësh monitorohen 24 orë në 24 nga segmente të caktuara të Policisë Operacionale.
Survejimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audiopërgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Pas ketij lajmi, gjate dites se sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur me urgjence drejtuesit e PD dhe te grupit parlamentar pas lajmit per survejimin e e paligjshem nga policia te kreut te opozites dhe familjes se tij.
Panorama mëson se ne takim janë nënkryetaret e partisë, Spaho dhe Paloka, nenkryetaret e komisioneve te Ligjeve dhe Sigurise, Alibeaj, e Noka dhe deputetet Bylykbashi, Strazimiri dhe Salianji. Pjese e mbledhjes eshte edhe sekretari i pergjithshem, Arben Ristani.
Burimet bëjnë të ditur se gjatë mbledhjes së Bashës me deputetët është thënë se personalitet mbrohen nga Garda e Republikës dhe jo nga policia.
“PD-ja pritet te reagoje për këtë akt që e te paligjshem te policise nen urdhrat private te Fatmir Xhafes”, thanë burime nga selia blu.
Burime bëjnë të ditur gjithashtu se ky eshte konsideruar si akt banditesh.
Pas takimit, Nenkryetari Paloka, nenkryetari i Komisionit te Sigurise Noka dhe kryetari i Komisionit ‘Tahiri’, Alibeaj po shkojne ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise.
“Panorama” u interesua përmes burimeve të saj për të zbuluar arsyet e këtij survejimi të strukturave të Policisë së Shtetit ndaj kreut të opozitë shqiptare.
Sipas këtyre burimeve konfidenciale rezulton se brenda strukturave të Policisë nuk konfirmohet urdhëruesi i këtij survejimi.
Diskutime rreth kësaj post