Ish-kreu demokrat dhe njëkohësisht deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me bashkëshorten e tij, Aurelën, kanë vizituar ekspozitën “Dhe yjet rrinë e vështrojnë” nga mjeshtri dhe njëkohësisht profesori Gazmend Leka.
Me anë të një postimi në “Facebook”, ish-kreu i PD shkruan se përmes portreteve të endacakëve dhe njerëzve të vuajtur të qytetit, me ngjyra zymtësie që dhembin, profesor Leka bën bashkë në tablo njerëzoren dhe hyjnoren.
“Kënaqësi të vizitoja bashkë me Aurelën, ekpozitën “Dhe yjet rrinë e vështrojnë” nga mjeshtri dhe profesori Gazmend Leka, edhe në shoqërinë e prof. Taulanda Jupi. Përmes portreteve të endacakëve dhe njerëzve të vuajtur të qytetit, me ngjyra zymtësie që dhembin, prof. Leka bën bashkë në tablo njerëzoren dhe hyjnoren.
Mos e humbisni këtë ekspozitë kaq të veçantë!”, shkruan Basha.
Diskutime rreth kësaj post