I pranishëm në Asamblenë politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë për për ABC se opozita ka një detyrë të madhe ndaj shqiptarëve për të kthyer demokracinë.
“Unë, opozita kemi një detyrë të madhe ndaj shqiptarëve për të zgjidhur problemin më të madh që sot ka Shqipëria. Pra ka rënien e demokracisë.”, – ka thene Basha.
Me tej Basha është ndalur tek investimet e PPE dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për demokracinë në Shqipëri, duke thënë se do të na mundësohet të kapërcejmë këtë sfidë sipas tij.
“Investimi i Partisë Popullore Europiane dhe shteteve anëtare të BE-së për demokracinë në këto 30 vjet në Shqipëri do të na mundësojnë që të kapërcejmë edhe këtë sfidë të rëndësishme”, – ka shtuar Basha.
Diskutime rreth kësaj post