Kryedemokrati Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit nxori prapaskenat e samitit që u mbajt dje në Slloveni mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit ende nuk u vendos një datë për konferencën ndërqeveritare për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Lulzim Basha tha sot në Parlament se kryeministri Edi Rama nuk tregon vendimin që morën 5 shtete gjatë samitit të Sllovenisë, të cilat sipas tij, nuk do t’i hapin negociatat Shqipërisë edhe sikur Bullgaria të heqë VETO-n ndaj Maqedonisë së Veriut.
Deklarata e Bashës:
“Nuk e thotë ky, në Slloveni të paktën 5 vende anëtare me peshë kanë vendosur që edhe sikur nesër Bullgaria t’ia heqë VETO-n Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat pas atij raporti sepse nuk ka në krye një Kryeministër dhe një qeveri që ka ardhur përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por përmes shkrirjes në një të shtetit me partinë si Lukashenko, përmes blerjes së votave me paratë e krimit dhe të korrupsionit”, deklaroi kryetari i PD, Lulzim Basha.
Diskutime rreth kësaj post