Opozita nuk ndalet nga protestat. Ndërsa30 qershori kaloi dhe Partia Socialiste bëhet gati të marrë drejtimin e pothuajse të gjitha bashkive në vend, opozita e bashkuar ka vendosur të vijojë protestat.
Pas mbledhjes në selinë e PD të strukturave më të larta dhe të krerëve të bashkive, është vendosur që protesta e radhës e opozitës të mbahet të hënën, më 8 korrik në orën 20:00.
Protesta është në vijim të kërkesave të opozitës për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme pa të në qeveri.
Diskutime rreth kësaj post