Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shklruan përmes një postimi në rrjetet sociale se kryedemokratit Luzlim Basha i duhet një avokat i mirë. Sipas Manjanit herët a vonë do të riçelet një hetim penal për Bashën pasi nëse Nick Muzin ka dëshmuar vërtetë para autoriteteve amerikane, një ditë kjo çështje do të rikthehet.
Postimi i plotë:
“Lulzim Bashës më shumë sesa një vizë amerikane në pasaportë i duhet një avokat. Dhe i mirë madje! Nëse Nick Muzin ka dëshmuar para autoriteteve hetimore amerikane, ajo dëshmi është shkak i plotë ligjor për të riçelur hetimin penal në Shqipëri. Herët a vonë kjo do ndodhë.
Nuk ka diplomaci në botë që zhduk prova të autoriteteve hetimore e gjyqsore! Mund ti përdorin përkohësisht për interesa të çastit, por kaq. Sepse siç i fshehin për një interes, ashtu edhe i çojnë në vend po për interes…Ndaj kush ja do të mirën Lulit duhet ta këshillojë të gjej një avokat të mirë.
Se edhe Atë që e mbrojti deri në fund e përzuri me vendim të jetës së tij. Apo do ta mbrojë Rama!
I duhet AVOKAT.”-shprehet Manjani.
Diskutime rreth kësaj post