Lulzim Basha, ka dalë në deklaratë për mediat pasi u fsheh për tre orë në seli, në kohën kur erdhi Sali Berisha. Basha tha se Berisha ka ardhur në seli në ditën e tij më të dëshpëruar. Sipas Bashës, Berisha ka frikë nga Kuvendi i 18 Dhjetorit, prandaj edhe po merr këto vendime.
“Demokratët po presin që bashkimi i madh të japë një përgjigje të qartë dhe të presë po ashtu edhe një mesazh Kombit shqiptar për të nesërmen, Ne e dimë rrugën me të cilën do të drejtojmë këtë vend. Ne këtë do të bëjmë së bashku dhe do ta shpalosim në një Kuvende të madh që do të jetë me lirinë e shprehjes dhe pa falsitet”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post