Kiara, Efi, Bledi dhe Ronaldo, janë 4 ish-banorë që u futën sërish në ‘BBV’, për të nisur edhe njëherë këtë eksperiencë.
Pas daljes së Olta Gixharit mbrëmjen e djeshme, nga BBV, e cila e përmalluar për të birin vendosi të largohet, Vëllai i madh riktheu 4 emra mjaft të bujshëm, duke ringjallur sërish shtëpinë.
Pasi u lexuan emrat më të votuar, pati edhe një debat mes banorëve dhe opinionistëve.
Arbri ka ironizuar Kiarën për qendrimin e saj në shtëpi, duke i thënë se tani që ajo ka informacione nga jashtë do sillet më mirë me Luizin, pasi ka kuptuar se sa i pëlqyer është këngëtari nga publiku.
Pjesë nga debati:
Arbër: “Kur të futeni mos harroni të merrni freskuesen, t’i bëni fresk Luizit. Këta të gjithë janë luizator. Nuk shoh se do të bëjnë ndonjë gjë ndryshe”.
Efi: “Pa merak”.
Arbër: “Kiara e sigurt që nuk ka më nevojë për hapësirë tani”.
Kiara: “Unë shpresoj të na kuptoni më shumë kur jemi brenda, gjithë atë presion. Uroj të na mbështesni më shumë”.
Arbër: “Unë të kam hedhur foton e dasmës, ça mbështetje do më shumë”?
Kiara: “Nuk e kam parë”.
Arbër: “Ke parë ato që të interesojnë”.
Zhaklin: “Nuk të kemi bërë presion. Tani që kthehesh te burri jot, trego dashurinë për Luizin”.
Kiara: “Si e masni dashurinë juve”?
Zhaklin: “Duke të parë sa e shpreh”.
Arbër: “Hapësirë nuk kërkon më, Luizin kanë filluar ta duan burrat, jo më Kiara”.
Diskutime rreth kësaj post