Që pas rihyrjes në “Big Brother VIP” raporti miqësor mes Efi Dhedhes dhe Luiz Ejllit është prishur. Spektakli i djeshëm u shoqërua me debate të forta mes tyre, ku ndër të tjera Efi është shprehur se është ndjerë zhgënjyer nga sjellja e këngëtarit, të cilin ajo e konsideronte më parë mik.
Ajo pati gjithashtu dhe një përballje me Kiarën të cilës i tha se po e gënjen sy më sy ndërsa kjo e fundit iu drejtua duke i thënë “ti më ke vrarë”.
Pas mbarimit të spektaklit, Luizi i propozoi banorëve të vendosnin bast që Efi do të largohet nga shtëpia para mbrëmjes të së shtunës. Sipas tij arsyeja që ajo do të largohet është sepse ka prishur marrëdhënien me të.
Pjesë nga biseda:
Luiz: Vë bast që ikën Efi para të shtunës.
Nita: Pse po thua kështu?
Luizi: Po kështu është kur prishesh me Kinën. Kush do e vë bastin me mua.
Qetsori: Nuk ikën Efi pa spektakël.
Luizi: E ikur quhet, e ka ndarë mendjen që sot.
Kristi: Këta që kanë ardhur nga jashtë kanë hyrë plot mllef.
Video:
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post