Fenomeni Luiz Ejlli bëri të përfshiheshin në formatin e Big Brother Vip, të vegjël dhe të mëdhenj. Këngëtari arriti që të fitonte zemrat e mijëra shqiptarëve kudo nëpër botë dhe këtë gjë e kemi parë si gjatë formatit edhe pas përfundimit të tij.
Të shumtë janë fansat të cilët duan të bisedojnë dhe ta takojnë këngëtarin, mirëpo ai ka përzgjedhur një person të veçantë, Kristinën, gruaja e cila flinte dhe zgjohej me të gjatë qëndrimit në shtëpi.
Kanë mjaftuar disa video të publikuara në rrjet nga familajrët e Kristinës e cila shfaqej duke qarë kur përfundoi Big Brother Vip dhe disa të tjera ku kërkonte të takonte këngëtarin, që Luizi ta kontaktonte.
Së fundmi, në llogarinë e tij në Instagram, Luizi ka publikuar momentin kur telefonoi për herë të parë Kristinën të cilës i premtoi që do shkojë ta takojë në Greqi, aty ku dhe ajo jeton.
“Dashuria që marr nga ju është më e madhe seç mund ta kisha menduar.
Kisha edhe unë po aq emocione sa Zonja Kristina (të cilën sot e njihni të gjithë), prandaj këto emocione të bukura nga kjo telefonatë surprizë, doja t’i ndaja me të gjithë ju.
Faleminderit nga zemra”, shkruan Luizi krah videos.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post