Luizi dhe Armaldo, banorë shumë të dashur për publikun, si dhe dy miq shumë të mirë brenda në shtëpi, janë përplasur mbrëmë me njëri-tjetrin.
Debati mes tyre, ndodhi përpara se të niste dasma e Nitës dhe e Bledit.
Luizi i tha Armaldos se ai po i serviloset Oltës, që ajo të mos e nxjerrë në nominim të shtunën.
Por sipas Maestros, ai nuk po i servilohet Oltës.
Luizi nguli këmbë që ai po e “lut” Oltën, që mos ta nxjerrë atë në nominim me Kristin apo me të.
Ai shtoi se Armaldo po bëhet “pengu” i Oltës.
Armaldo reagoi i revoltuar dhe e kundërshtoi mendimin e Luizit.
Ai tha se nuk e ka problem fare, edhe nëse del nga shtëpia, ndërsa shtoi se Olta i shkoi vetë pranë dhe nuk iu afrua ai, siç thotë Luizi.
Diskutime rreth kësaj post