Luiz Ejlli i ka përgatitur të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”, se do të merret me ta dhe nuk do i lërë rehat.
Madje edhe pse ka raport më të afërt me Armaldo Kllogjerin, këngëtari i njohur herë pas here e ngacmon. Madje ditën e sotme ai i ka thënë tenorit se ai si natyrë është frikacak dhe se ka frikë të përballet në debate me të. Luizi i tha Armaldos se e sheh atë si frikacak, sepse debaton vetëm me frikacakë, duke iu referuar Bjordi Mezinit, i cili po ashtu ishte prezent gjatë bisedës së tyre.
Nga ana tjetër, Luizi tha se do të ketë një përballje të fortë sonte me Kristin, që sipas tij, i ka bërë atij diçka.
I pyetur nga Bjordi se për çfarë bëhet fjalë, Luizi tha se nëse momenti për të cilin ai po flet do të transmetohet në Prime, do e marrin vesh të gjithë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post