Ndonëse jashtë shtëpisë, emrat e ish-banorëve janë përmendur shpesh herë nga banorët që kanë mbetur në lojë, qoftë kjo për mirë apo për keq.
Armaldo, një ish banor i këtij edicioni ka qenë faktor në shumicën e rasteve brenda në shtëpi me situatat që krijonte apo për shkak të debateve që bëhej pjesë.
Ditën e sotme, teksa Luizi po bisedonte me Efin dhe me Kristin i tha atyre se nuk do ia harrojë kurrë Armaldos që përpara se të dilte nga shtëpia tha se ai ka përzemër vetëm Oltën dhe Kiarën.
Të njëjtën gjë tha edhe Kristi. Efi nga ana tjetër solli në vëmendje spektaklin kur ajo u nominua, për shkak të një nominimi “kokë më kokë” me Kiarën dhe Luizin.
Ajo tha se Olta ishte e vetmja banorë që nuk e përcolli atë te dera dhe se as nuk e takoi atë.
Diskutime rreth kësaj post