Futja e Bledi Manes ditën e djeshme në Big Brother Vip duket se ka filluar t’i trazojë që në momentet e para ujërat brenda shtëpisë.
Armaldo duket se e ka të sigurtë që Bledi Mane është futur vetëm e vetëm për të sulmuar Luizin.
Dhe për këtë Maestro e ka parlajmëruar këngëtarin.
“Ma beso mua, ai do arrijë deri aty sa të të provokojë me Kiarën. Do arrijë deri në ekstrem,” i tha Armaldo.
“Aty mos më preki ai se e zhgarravis për sytë e ballit,” u përgjigj Luizi në nerva.
“E po e zhgarravit ti, po ai të do,” iu kthyer Armaldo.
“Ja shihe, e di ai, ma merr mendja që e di, meqë më ka parë e ka studiuar nga jashtë, e di se ku janë limitet,” tha Luizi.
Diskutime rreth kësaj post