Spektakli i sotëm i Big Brother VIP ishte i mbushur plot me surpriza e shumë emocione. Pas largimit të Bledit në mënyrë vullnetare, moderatorja Kiara Tito mori një surprizë nga babai i saj, i cili erdhi posaçërisht nga Italia për ta takuar.
Kiara tregoi historinë e saj, që kur lindi dhe deri në momentin që ajo vendosi të largohej nga Italia në moshën 17-vjeçare, duke lënë prindërit dhe vëllain e saj atje. Mbrëmjen e sotme, babai i Kiarës i dha bekimin e saj të bijës.
Ai tha se është krenar për lojën e së bijës deri më tani ndërsa konfirmoi lidhjen e saj me Luizin. Një surprizë e bukur për Kiarën, e cila priste pikërisht këtë konfirmim nga i ati. Me babain e Kiarës u takua edhe ‘dhëndri’ i tij, Luizi.
Këngëtari i shprehu para tij dashurinë për Kiarën plot emocionesh, ndërsa i kërkoi edhe falje për të gjitha herët që e ka mërzitur moderatoren.
Diskutime rreth kësaj post