Luiz Ejlli ka shfaqur shenja xhelozie për Kiara Titon, e cila u rikthye mbrëmë në shtëpinë e ‘Big Brother VIP2’ që të vijojë lojën për çmimin e madh. Ai e vuri re menjëherë byzylykun në dorën e Kiarës, të cilën e pyeste vazhdimisht se kush ia kishte dhuruar.
Por Kiara i tha se s’mund t’i tregojë duke qenë se e kanë të ndaluar të japin informacione nga jashtë, ose në të kundërt do t’i eleminojnë menjëherë.
Më pas Luizi nisi aludimet nëse e ka marrë dhuratë nga ndonjë dyqan.
Luizi: “Kush ta ka blerë? Kush”?
Kiara: “Po jo mo asnji”.
Luizi: “Si asnji, e gjete në rrugë sa dole. Dyqan”?
Kiara: “Po dyqan”.
Luizi: “E përdore të dalësh nga situata”.
Ndërkohë, dje u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri për herë të dytë edhe Efi, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka.
Diskutime rreth kësaj post