Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po afrohen cdo ditë e më shumë me njëri-tjetrin. Pak para spektaklit të mbrëmjes, Luizi i ka kërkuar një puthje por Kiara nuk ka pranuar.
Teksa po shihen në sy për një kohë të gjatë, Luizi i tha se kishte për të qeshur të gjithë jetën dhe për këtë ishte i bindur se e donte dhe s’do ta linte kurrë.
“Mezi po pres dhe jam krenar që do jesh nëna e fëmijëve të mi. Nuk ka burrë nëne që ma heq këtë mendje. Edhe jam krenar që do jesh”, tha ai. “Ku e ke parë këtë, mua më thyhen gotat”, është përgjigjur Kiara.
Pasi hapja e spektaklit ishte mjaltë e ëmbël, me komplimenta për sjelljen dhe aktivitetet që banorët kanë bërë gjatë javës, ja ku erdhi dhe momenti alla “Big Brother VIP”…ose e thënë ndryshe bërtìtje, ofendime, sharje etj si këto.
Cdo gjë nisi me grupet që janë krijuar brenda shtëpisë së Big Brother. Duket sikur janë krijuar grupi i Luizit dhe grupi i Oltës. Pasi Arbana u tregoi sa minus ka shkuar çmimi, filloi debati.
Ronaldo iu hodh Oltës, duke e aku zuar që as për gëzime nuk i bashkohet banorëve të tjerë. Kaq mjaftoi që diskutimi të zgjerohej dhe të bintë te Efi-Olta.
Diskutime rreth kësaj post