Kiara dhe Luiz, çifti më i diskutuar në media së fundmi dhe dy konkurrentët e ‘Big Brother Vip’, arrijnë miliarda klikime në Tik-Tok.
Dyshja kanë qenë në qendër të vëmendjes, që prej nisjes së edicionit të dytë, ata kurorëzuan dashurinë e tyre edhe brenda shtëpisë, duke bërë edhe një dasmë.
Në Instagramin e saj është postuar një “screenshot”, foto e cila tregon klikimet rekord të tyre në Tik-Tok.
“15 billion views (15 miliardë shikime)”, shkruhet në Instagramin e moderatores Kiara Tito.
“Luiz dhe Kiara Ejlli”, shkruhet po ashtu në postim.
Ndërkohë Luizi numëron plot 6.2 miliardë shikime në Tik-Tok vetëm në emrin e tij, ndërsa Kiara ka 3 miliardë.
Kiara është futur sërish në shtëpi para pak ditësh, ndërsa ka krijuar shumë “zhurmë” në rrjet, për sjelljen e saj ndaj Luizit dhe banorëve të tjerë, ku për këta të fundit disa e kanë quajtur arrogante.
Diskutime rreth kësaj post