Pas ceremonisë shtetërore, kampionia Luiza Gega, ka zbuluar shpërblimet financiare që përfiton nga suksesi i fundit në Europë me vendin e parë në 3 mijë metra me pengesa.
“Nuk është sekret ta them që nga vendi i parë, sipas ligjit të ri të sportit shqiptar përfitoj 40 milionë lekë të vjetra. Ndërsa si rekordmene evropiane e garës së 3 mijë metrave me pengesa, përfitoj edhe 60 milionë lekë të tjera të vjetra” – u shpreh Luiza Gega.
Pra, në total Luiza Gega do të përfitojë 100 milionë lekë të vjetra. Njëkohësisht, ajo do të marrë titullin kolonele dhe do të përfitojë rrogën e titullarit të lartë. Po ashtu, Bashkia Tiranë po përgatit një shpërblim tjetër enkas.
Diskutime rreth kësaj post